Plas arma mes policisë dhe kokave të bandave të drogës, 13 persona humbin jetën
bota
Plas arma mes policisë dhe kokave të bandave të drogës, 13 persona humbin jetën

Plas arma mes policisë dhe kokave të bandave të drogës, 13 persona humbin jetën

Gjatë një përplasje me armë midis policisë dhe trafikantëve të drogës, të paktën  13 prej këtyre të fundit kanë humbur jetën.

Mësohet se përplasja me armë ka ndodhur në një lagje të varfër në Santa Teresë në Rio de Janeiro të Brazilit.

Po ashtu e ditur bëhet se gjatë këtij operacioni është sekuestruar drogë, pushkë, armë dhe municione.

Kanë qenë trafikanët, disa prej tyre të cilësuar si kokat e drogës ata që kanë hapur zjarr të parët ndaj policisë dhe më pas oficerët janë kundërpërgjigjur.

Sipas zëdhënësit të policisë Kolonel Mauro Fliess snjë polic nuk është lënduar.

Kujtojmë këtu se Rio de Janeiro është një nga qytetet më të dhunshme në botë dhe se përplasje të tilla midis kokave të bandave dhe policisë ndodhin shpesh.

 
 

© ZHURNAL 10.02.2019, 18:21 | T.E. | 5,260 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."