Regjimi i Assad-it fillon sulmet në bastionin e fundit të ISIS-it
bota
Regjimi i Assad-it fillon sulmet në bastionin e fundit të ISIS-it

Regjimi i Assad-it fillon sulmet në bastionin e fundit të ISIS-it

Koalicioni i forcave siriane, të udhëhequr nga kurdët dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, e kanë nisur një varg përfundimtar të sulmeve për ta mposhtur grupin e ISIS-it, të cilët e kanë ende nën kontroll një territor të vogël në lindje të Sirisë.

 

Zëdhënësi i Forcave Demokratike Siriane, Mustafa Bali, ka njoftuar se sulmet kanë filluar të shtunën pas zhvendosjes së më shumë se 20 mijë civilëve nga zona e kontrolluar nga ISIS-i në provincën lindore të Deir ez-Zorit. Përmes një deklarate, këto forca kanë treguar se sulmet e tyre do të përqendrohen në fshatin e Baghuzit.

 

Falë mbështetjes nga forcat amerikane, Forcat Demokratike Siriane kanë arritur ta shporrin ISIS-in nga një pjesë e madhe e territorit në veri dhe në lindje të Sirisë, duke e kufizuar kontrollin e tyre në vetëm një pjesë të vogël në kufi me Irakun.

Grupi terrorist tashmë e kontrollon vetëm 1 për qind të territorit që dikur e quante “kalifat” të vetin dhe i cili shtrihej në Siri dhe Irak. Javëve të fundit, mijëra civilë, përfshirë familjet e luftëtarëve të ISIS-it, janë zhvendosur nga zona e kontrolluar nga ky grup.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ISIS-i e ka humbur 99.5 për qind të territorit që e kishte nën kontroll dikur. Sipas tyre, ky grup tash e kontrollon një sipërfaqe prej vetëm pesë kilometrash katrorë. Sidoqoftë, vëzhguesit dhe banorët vendës kanë thënë se ISIS-i ende ka baza në Siri dhe janë duke u përgatitur për rimarrje të kontrollit në disa territore, shkruan “The Guardian”.

© ZHURNAL 10.02.2019, 17:57 | T.E. | 890 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut