Nominimet për veturën më të mirë të vitit 2019 (Video)
auto
Nominimet për veturën më të mirë të vitit 2019 (Video)

Nominimet për veturën më të mirë të vitit 2019 (Video)

Fituesit do të bëhen të ditur gjatë muajit prill, në New York Auto Show

Agjenci apo organizata të ndryshme shumë serioze, ndajnë çmime të vetura, të cilat i konsiderojnë si më të mirat, transmeton Telegrafi. Megjithatë, World Car Award konsiderohet si më e kompletuara dhe fituesit që i zgjedh, plotësojnë pritshmëritë e të gjithëve.

Si çdo vit, juria ka marrë pjesë në shumë panaire dhe në bazë të kritereve të caktuara, ka zgjedhur dhjetë finalistët.

Audi e-tron, BMW 3 Series, Ford Focus, Genesis G70, Hyundai Nexo, Jaguar I-Pace, Mercedes-Benz A-Class, Suzuki Jimny, Volvo S60/V60 dhe Volvo XC40, janë të nominuarit për këtë vit.

Me më së shumti gëzim, lajmin e kanë pritur kompanitë Hyunda dhe Volvo që kanë marrë nga dy nominime. Pritet të kompletohen edhe listat e ngushta për kategoritë tjera automobilistike si vetura më e mirë urbane, luksoze, me apo tjera që ka perfomancën më të lartë.

Disa prej fituesve nga nënkategoritë do të bëhen të ditur në Geneva Motor Show, teksa fituesit kryesor për veturën më të mirë të vitit 2019 shpallen në New York Auto Show që zhvillohet më 17 prill.

© ZHURNAL 10.02.2019, 10:35 | L.E. | 485 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm