Kërkim pas aeroplanit të zhdukur ushtarak francez
bota
Kërkim pas aeroplanit të zhdukur ushtarak francez

Kërkim pas aeroplanit të zhdukur ushtarak francez

Në vijim është kërkimi pas aeroplanit ushtarak francez me dy pilotë, që sot gjatë stuhisë së dëborës u zhduk nga radarët në afërsi të kufirit me Zvicrën.

Në kërkim janë përfshirë pjesëtarë të shërbimit malor për shpëtim, të policisë, ushtarëve, zjarrfikësve dhe banorëve lokalë.

Dukshmëria në zonën është shumë e vogël, ka mjegull të dendur dhe bie dëborë.

Zëdhënësja e forcave ajrore franceze paraprakisht deklaroi se bëhet fjalë për gjuetar francez “Mirazh 2000D”, i cili për herë të fundit është vërejtur nga radarët në zonën malore midis rajoneve Dub dhe Zhura.

Aeroplani ka fluturuar pas orës 11 nga baza në Francën verilindore.

© ZHURNAL 09.01.2019, 21:26 | T.E. | 3,004 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."