Gjermania paralajmëroi se do të pranojë 60 emigrantë nga Malta
bota
Gjermania paralajmëroi se do të pranojë 60 emigrantë nga Malta

Gjermania paralajmëroi se do të pranojë 60 emigrantë nga Malta

Gjermania do të pranojë 60 emigrantë të cilët gjenden në Maltë ose duhet të arrijnë në kuadër të marrëveshjes për lehtësimin e kontestimit të fundit rreth anijes së shpëtimit në Detin Mesdhe.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Steve Alter sot deklaroi se tentimet që anëtarët e BE-së t’i ndajnë 249 emigrantët të cilët i kanë shpëtuar anijet ushtarake të Maltës, plus 49 të cilët gjenden në anijet private të shpëtimit është “ad hok vendim në situatën momentale”. Ai gjithashtu tha se Gjermania planifikon të krijojë “mekanizëm afatgjatë dhe të qëndrueshëm”.

Alter tha se tetë vende për momentin kanë treguar gatishmëri për t’i pranuar emigrantët, por se në vijim janë bisedime me edhe një numër më të madh të vendeve.

Sipas marrëveshjes të cilin e publikoi kryeministri i Maltës, Xhozef Muskat, shtetet evropiane duke e përfshirë edhe Italinë, do t’i pranojë 49 emigrantët të cilët që nga dhjetori gjenden në anijet private të shpëtimit, pasi ata fillimisht do të arrijnë në Maltë. Përveç kësaj, ata do të pranojnë edhe një numër më të madh prej 249 refugjatëve të cilët tani më gjenden në Maltë.

Zëvendëskryeministri italian Mateo Salvini ashpër e hodhi poshtë marrëveshjen për emigrantët e shpëtuar për të cilën ka ndërmjetësuar BE-ja dhe tha se kjo do t’i inkurajojë trafikantët me njerëz.

© ZHURNAL 09.01.2019, 21:17 | T.E. | 600 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."