Kina do t'i lejojë 2,000 kazakë të largohen nga shteti
bota
Kina do t'i lejojë 2,000 kazakë të largohen nga shteti

Kina do t'i lejojë 2,000 kazakë të largohen nga shteti

Ministria e Jashtme e Kazakistanit ka thënë se Kina është duke lejuar më shumë se 2,000 kazakë për të hequr dorë nga shtetësia kineze dhe për ta lënë shtetin.

Autoritetet kineze në rajonin e Xinjiangut kanë nisur një fushatë masive të indoktrinimit dhe ndalimit, duke dërguar pothuajse 1 milion persona në kampe të internimit, të cilat Pekini i përshkruan si qendra të “riedukimit”.

Ish të ndaluarit kanë thënë se janë detyruar të heqin dorë nga kultura dhe besimet e tyre, si dhe kanë qenë subjekt i indoktrinimit politik.

Ndalimi i ujgurëve, kazakëve dhe minoriteteve tjera etnike në kampe është cilësuar si çështje e ndjeshme në Kazakistanin fqinj, i banuar me shumicë myslimane.

Kina është partner i madh tregtar në Astana, andaj mediat e kontrolluara nga shteti në Kazakistan kanë shmangur raportimet për kampe të internimit.

Mirëpo presioni për të vepruar është rritur pas raportimit të mediave ndërkombëtare për këtë çështje.

Ministria e Jashtme e Kazakinstanit ka konfirmuar më 9 janar, raportimet e mediave gjatë muajit dhjetor se Pekini është pajtuar për të lejuar 2,000 kazakë që të largohen nga Kina.

Në deklaratë është përmendur se ata do të lejohen të aplikojnë për shtetësi në Kazakistan apo për qëndrim të përjetshëm.

Megjithatë ministria e Jashtme kineze nuk iu është përgjigjur kërkesave për të komentuar në këtë çështje.

© ZHURNAL 09.01.2019, 20:10 | T.E. | 1,773 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."