Zv/Prokurori i Përgjithshëm, Rosenstein njofton largimin nga detyra
bota
Zv/Prokurori i Përgjithshëm, Rosenstein njofton largimin nga detyra

Zv/Prokurori i Përgjithshëm, Rosenstein njofton largimin nga detyra

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili mbikëqyr hetimet rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhje, pritet të largohet nga posti në javët e ardhshme ndërsa kandidati i Presidentit Donald Trump për të drejtuar departamentin e Drejtësisë pritet të marrë detyrën. Njoftimi u bë të mërkurën nga disa mediat amerikane, transmeton VOA. 

Zoti Rosenstein ka mbikëqyrur hetimet që po kryen Prokurori i Posaçëm rreth ndërhyrjes së dyshuar ruse ne zgjedhjet presidenciale të 2016-s si dhe lidhjeve të mundshme mes njerëzve të fushatës së zotit Trump me Rusinë. Ish-Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions, një përkrahës i hershëm i zotit Trump gjatë fushatës presidenciale, hoqi dorë nga mbikëqyrja e hetimit për shkak të konfliktit të interesit. Zoti Sessions u shkarkua në nëntor, menjëherë pas zgjedhjeve për Kongresin.

William Barr, njeriu që zgjodhi Presidenti Trump për të zëvendësuar zotin Sessions pritet të paraqitet në javën e ardhshme për një seancë konfirmimi përpara komisionit juridik të Senatit, përpara se kandidatura e tij t’i kalojë Senatit për miratim.

Nëse konfirmohet zoti Barr, i cili ka qenë Prokuror i Përgjithshëm gjatë administratës së Presidentit të ndjerë George H.W. Bush, do të mbikëqyrë hetimin e drejtuar nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller. Konfirmimi i zotit Barr ka të ngjarë të kalojë në një proces të fortë shqyrtimi veçanërisht nga demokratët, pas njoftimeve se ai ka shkruar një memo në muajin qershor që ngre pyetje rreth hetimit. Por zoti Rosenstein ka thënë se memoja nuk ka pasur ndikim në punën e departamentit.

© ZHURNAL 09.01.2019, 19:10 | T.E. | 748 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."