Akset rrugore problematike nga veriu në jug, përdorni zinxhirë
shqiperia
Akset rrugore problematike nga veriu në jug, përdorni zinxhirë

Akset rrugore problematike nga veriu në jug, përdorni zinxhirë

Autoritetet Rrugor Shqiptar, ARRSH përmes një deklarate publike ka bërë me dije situatën e rrugëve në vend, nga veriu në jug.

ARRSH ka përmendur akset rrugore problematike nga veriu në jug të Shqipërisë, duke shpjeguar se shoferët duhet të ecin me kujdes në këto akse dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Njoftimi i ARRSH:

Njoftim për median dhe opinionin publik

Qafë Thanë-Kapshticë dhe Qafë Qarri-Ersekë qarkullimi behët me zinxhir.

Tepelenë-Kakavijë kanë filluar reshjet e shiut, qarkullimi është i mundur pa zinxhir, por duhet të bëhet me kujdes.

Në Pukë Fushë Arëz Qafë Mali, Hani i Hotit Tamarë, Dedaj-Razëm, Qafë Laç-Koman, Qafë Mali- Fierzë, Kuben- Vasije qarkullimi bëhet me zinxhir.

Segmenti Fierzë-Ura e Bujanit-Qafë Morinë, i qarkullueshëm me zinxhir.

Aksi Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, i qarkullueshëm me zinxhir.

Segmenti Kukës Krumë, Krumë Qafë Prushi, Plepa-Kam të qarkullueshëm me zinxhir.

Rekomandojmë drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në segmentet rrugore, për të cilat ju kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë, të tregohen të kujdes sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit dhe të ndjekin udhëzimet e Patrullës Rrugore.

© ZHURNAL 09.01.2019, 18:56 | T.E. | 686 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."