Zyrtare: Gabigol huazohet te Flamengo
sport
Zyrtare: Gabigol huazohet te Flamengo

Zyrtare: Gabigol huazohet te Flamengo

Sulmuesi i Interit, Gabriel Barbosa, ka konfirmuar huazimin te Flamengo.

Gabigol ka postuar një video duke luajtur Pro Evolution Soccer si lojtar i Flamengos, ndërsa ende mungon konfirmimi zyrtar nga klubi zyrtar.

Globo Esporte raporton se 22-vjeçari se lojtari është huazuar deri në dhjetor, ndërsa kuqezinjtë do të paguajnë vetëm rrogën e tij që e kishte te Interi.

Së fundmi braziliani ishte i huazuar te Santosi, ku në sezonin e fundit shënoi 27 gola në 35 paraqitje.

Interi e bleu atë në verën e vitit 2017 nga Santos për 29.5 milionë euro, por për zikaltrit luajti vetëm në dhjetë ndeshje dhe shënoi një gol.

Nuk duhet harruar se Gabigol ishte i huazuar më pas te Benfica, ku kishte vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat.

Vlen të theksohet se lojtari shpesh herë thekson se dëshiron të ketë një tjetër mundësi te Interi. /Telegrafi/

© ZHURNAL 09.01.2019, 13:09 | Xh.I. | 344 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."