Përkeqësimi i motit, Balla mbledh drejtorët: Punohet për mosbllokimin e rrugëve
shqiperia
Përkeqësimi i motit, Balla mbledh drejtorët: Punohet për mosbllokimin e rrugëve

Përkeqësimi i motit, Balla mbledh drejtorët: Punohet për mosbllokimin e rrugëve

Tiranë, 9 janar - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH-së, Afrim Qendro, Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Haki Çako dhe Prefektin e Elbasanit inspektuan nga afër situatën në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë.

Balla ka mbledhur kështu shtabin e emergjencës në Qafë Thanë, aty ku dhe intensiteti i reshjeve  të dëborës  është më i lartë.

“Jemi këtu në Qafë Thanë ku është edhe niveli me i lartë i reshjeve të dëborës. Në aksin rrugor nga Elbasani deri në Qafë Thanë e më pas në Kapshticë vazhdon të ketë reshje me intensitet të lartë. Po punohet për mbajtjen hapur të rrugëve”, deklaron Balla.

© ZHURNAL 09.01.2019, 13:11 | Xh.I. | 532 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."