Përpjekjet për t’i ngatërruar shqiptarët e Maqedonisë me Aleatët
opinion
Përpjekjet për t’i ngatërruar shqiptarët e Maqedonisë me Aleatët

Përpjekjet për t’i ngatërruar shqiptarët e Maqedonisë me Aleatët

SELIM IBRAIMI

Jo të gjithë qytetarët e Maqedonisë e mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO. Shqiptarët e Maqedonisë mbi 87 % ndërsa maqedonasit nën 30% që është një indikatorë për ambasadorin në largim Jess L. Baily se procesi drejt NATO-s kalon me mbështetjen masovike nga shqiptarët e Maqedonisë dhe me ulje drastike të interesit maqedonas për Aleancën për shkak të vazhdimit të influencës së Serbisë dhe Rusisë në emocionet e qytetarëve maqedonas.
Andaj, përpjekjet e mediave, ambasadorëve dhe partive politike për të bërë lidhje kauzale -Marrëveshja e Prespës, Rusia, integrimet dhe rezervat që kanë partitë opozitare ndaj ndryshimeve kushtetuese,-kategoria e shtetësisë nuk qëndrojnë.Pasi linjat e mprehta gjeopolitike kalojnë nëpër Maqedoni, ShBA detyrohet ta shtyjë me të gjitha mjetet Maqedoninë në Aleancë për të parandaluar plasaritjet në vazhdim me efekte anësore vetëm në Bosnjë.

Vendosja e të gjitha dallimeve etnike dhe kulturore në një kuti nga ShBA, në një drejtim nuk e zgjidh problemin shqiptaro-maqedonas, do të mund të përmbyllet vetëm Marrëveshja e Prespës, por niveli i raporteve dhe kohezioni i brendshem s’do arrihet me këtë qasje. E njëjta vlen edhe për Bosnjën, por pasi jemi shtete dhe kombe pa kapacitete, detyrohemi të hymë në llogaritë ashtu si një superfuqi apo perandori mendon dhe është vështirë të dilet jashtë këtij koncepti.

Kështu është duke ndodhur me Maqedoninë e sidomos me shqiptarët e Maqedonisë ku aktorë malinj tentojnë t’i vënë në pozitë të palakëmueshme me Aleatët.Duke mos i njohur të gjitha mjetet me të cilat ShBA operon në marrëdhëniet ndërkombëtare, lidershipi i djegur shqiptar u detyrua të pranojë gjithçka duke mos ofruar asgjë në tavolinën greko-maqedonase dhe duke ngritur një problem të paqenë nga marrëveshja Shkup-Athinë.Tre faktorë ndikuan që pozicioni politik i shqiptarëve të Maqedonisë para votimit përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese të përkeqësohet.
1.Qeveria e kryeministrit Zaev bëri përpjekje për të forcuar identitetin maqedonas në drejtim të krijimit të shtetit etnik dhe homogjen maqedonas me amandamente shtesë dhe të panevojshme. ‘Kumari’ me deputetët e kapur të VMRO-DPMNE-së dhe gjyqësinë edhe ashtu të ndikuar nga politika dhe urretja etnike, ishin shenja të animit etnik duke nxitur reagime se pse maqedonasit po amnistohen e jo shqiptarët.

2.Klima nacionaliste e modernizuar maqedonase, i nxiti partitë opozitare shqiptare për të parashtruar amandamente legjitime për të ndryshuar Preambulën dhe forcimin e pozitës së gjuhës shqipe në Kushtetutë, duke kërkuar gjithashtu edhe përmirësimin e kategorisë së shtetëisë e cila si e tillë e propozuar gjatë bisedimeve me palën greke nuk është definuar dhe zgjidhur qartë nga pala shqiptare në bisedime, BDI-ja.

3.ShBA dhe BE me dioptri të vjetër vazhdojnë të sillen si në vitin 1991.

Një mori manovrash nga diplomatë të huaj në Shkup, para se Kosova dhe Serbia t’i definojnë kufijtë, nuk duket punë e mençur të demostrohet tani në Maqedoni e cila po dëshmon shenja të prodhimit të shtetit jo ligjor.Tregimi i sukseshëm ndërkombëtar nuk duhet të hapë dilema tjera ndëretnike, ndërsa tentativat për t’i etiketuar shqiptarët si planprishës do të vazhdojnë brenda vendit dhe qendrat tjera.

© ZHURNAL 08.01.2019, 09:22 | Xh.I. | 2,779 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm