Primati në La Liga tashmë është zakon për Barcelonën e Valverdes
sport
Primati në La Liga tashmë është zakon për Barcelonën e Valverdes

Primati në La Liga tashmë është zakon për Barcelonën e Valverdes

Fitorja e Barcelonës ndaj Getafes mund të jetë vendimtare për titullin në La Liga, por aktualisht i garantoi një tjetër javë në krye të La Ligas.

Edhe nëse Eibari largohet nga Camp Noi si fitues, Barça gjysmën e sezonit do ta përfundojë në vendin e parë duke i bërë ata ‘kampion të dimrit’.

Primati në ligë tashmë është një zakon për Ernesto Valverden, skuadra e tij ka mbajtur pozitën e parë në 50 ndeshje nga 56 sa që është në krye të klubit. Dhe nuk është çudi kur shikon katalnuasit në rrugë të drejt për mbrojtjen e titullit pasi trajneri spanjoll po bën një punë fantastike.

Edhe pse ky sezon nuk ka qenë si ai i vitit të kaluar, Barça po përmirësohet dhe po ia arrin të sigurojë pikë, edhe kur ato duken të vështira për t’u arritur, ashtu si ndaj Getafes, Rayo Vallecanos dhe Atletico Madridit. Duke i kombinuar me paraqitjet fantastike si ndaj Real Madridit dhe Espanyolit, Barcelona e Valverdes është një përzierje e vërtetë e ndeshjeve që në fund sigurojnë pikë.

Katalnuasit tani kanë pesë pikë më shumë se Atletico në vendin e dytë, shtatë se Sevilla dhe dhjetë se Real Madridi, ku kanë edhe një gjysmë sezoni para për të luajtur.

Valverde gjithashtu është bërë pjesë e librave të historisë duke mbajtur në krye skuadrën e tij në ligën elitare të futbollit spanjoll për 50 ndeshje, vetëm pesë më pak se Luis Enrique me një sezon më pak në krye të ekipit. Në rast se vazhdohet me këtë ecuri, në fund vetëm Frank Rijkaard dhe Pep Guardiola do të jenë më të mirë se Valverde.

Trajnerët me më së shumti ndeshje si lider në La Liga:

    Pep Guardiola – 87 ndeshje
    Frank Rijkaard – 85 ndeshje
    Rinus Michels – 63 ndeshje
    Terry Venables – 60 ndeshje
    Johan Cruyff – 59 ndeshje
    Louis Van Gaal – 58 ndeshje
    Luis Enrique – 55 ndeshje
    Ernesto Valverde – 50 ndeshje

Ka pasur ulje e ngritje, sidomos me lëndimet sikur të Samuel Umtitit dhe Lionel Messit, edhe dy humbjet e vetme këtë sezon (ndaj Betisit dhe Leganes) tashmë janë harruar dhe i përkasin të kaluarës teksa skuadra po vazhdon me punën e madhe.

Valverde po ia del mirë të mbajë Barcelonën në krye të La Liga, një ndjenjë me të cilën është mësuar, por që në fund do të konkretizohet me titull.

© ZHURNAL 08.01.2019, 13:28 | Xh.I. | 949 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."