Marrja e kredive, qytetarët: Kamatat janë të papërballueshme. Idrizi: Kamatat janë të përshtatshme me standardin
ekonomi
Marrja e kredive, qytetarët: Kamatat janë të papërballueshme. Idrizi: Kamatat janë të përshtatshme me standardin

Marrja e kredive, qytetarët: Kamatat janë të papërballueshme. Idrizi: Kamatat janë të përshtatshme me standardin

Shkup, 7 janar - Në një kohë kur qytetarët burim të vetëm të të ardhurave kanë pagat mujore, në të shumtën e rasteve kredia shihet si një zgjidhje për të përmbushur nevojat që kanë. Edhe pse qytetarët marrin kredi, ata për TVM2 thonë se nuk janë të kënaqur me normën e kamatës të cilën e ofrojnë bankat. Sipas tyre, kamatat e kredive janë të papërballueshme. 
 
“Këto kamata janë të papërballueshme. Nëse duan që populli të marrë kredi duhet të ulin normën e interesit. Unë kam marrë kredi, e kam shlyer dhe nuk mendoj më të marr kredi”,- u shpreh një qytetar.  
 
“Janë shumë të larta, me këtë varfëri tani nuk ka gjasa aspak, vështirë të paguhen. Paguajmë kredi të larta kurse rroga sa është, 150-200 euro”,- tha një qytetar. 
 
“Nuk kam marrë kredi asnjëherë”,- theksoi një qytetar. 
 
Drejtori i Stopanska Bankës, Fatmir Idrizi, për TVM2 thotë se kamatat janë relativisht të përshtatshme me standardin jetësor të qytetarëve. Ai thotë se gjatë vitit 2018 kishte një ulje të normës së interesit, kurse edhe gjatë vitit 2019 kamatat priten të kenë ulje. 
 
“Interesat bankare vitin që lamë pas kishin tendencë të uljes, ashtu që presim edhe këtë vit të ketë tendencë të uljeve, duke pasur parasysh që edhe vet Banka Popullore i uli kamatat e tyre. Bankat janë në fazë të përpunimit të programeve dhe besoj që në tremujorin e parë do të kemi interesa të reja dhe produkte të reja”,- tha drejtori në Stopanska Banka, Fatmir Idrizi.
 
Gjatë 9 muajve të parë të vitit 2018, bankat e Maqedonisë kanë fituar 124 milionë euro, ose 20 milionë më shumë se fitimi që ata kishin gjatë gjithë vitit 2017. Kreditë totale arritën në 5.2 miliardë euro, gjysma prej të cilave janë afatgjata për qytetarët. Shifrat tregojnë se çdo familje ka borxh mesatarisht mbi 4,000 euro në bankë.

© ZHURNAL 07.01.2019, 21:21 | T.E. | 3,822 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."