Temperaturat e ulëta do të ndikojnë mbi të mbjellat e vjeshtës
ekonomi
Temperaturat e ulëta do të ndikojnë mbi të mbjellat e vjeshtës

Temperaturat e ulëta do të ndikojnë mbi të mbjellat e vjeshtës

Temperaturat ekstrem të ulëta që e kanë kapluar Rajonin e Maleshevës që mund të pasqyrohet me dëme për të plantacionet e frutave, konsiderojnë agronomët.

Sipas Nexhbedin Memedov, nga Agjencia për mbështetje dhe zhvillim të bujqësisë në Dellçevë, dëmi ndaj frutave do të jetë më i vogël nëse temperaturat lëvizin në kuadër të minus 15 gradë celsius.

Nëse temperaturat e ulëta vazhdojnë, ndërsa sipas meteorologëve paralajmërohet dimër i ashpër, pjesa më e madhe me ngrica, me siguri do të pasqyrohet me dëme ndaj frutave. Për këtë shkak duhet të kryhet kontroll në vetë pemët. Nëse vazhdojnë këto temperatura më shumë se një muaj dhe të njëjtat lëvizin deri minus 20 gradë, me siguri do të pasqyrohet dëmshëm mbi plantacionet e frutave”, thotë Memedov.

Shtoi se në atë rast vjen deri në ngrirje të frutave.

Tash për tash i ftohti nuk pritet të shkaktojë probleme tek kulturat e drithërave, Siç thonë agronomët e plantacioneve të grurit mbulesa eventuale e dëborës është më se e nevojshme. Borë sipas parashikimeve mund të pritet nga fundi i javës./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 07.01.2019, 15:25 | Z.H. | 1,816 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."