Ekspozita e Florie Lule Bajraktari në fokusin e mediave suedeze
kulture
Ekspozita e Florie Lule Bajraktari në fokusin e mediave suedeze

Ekspozita e Florie Lule Bajraktari në fokusin e mediave suedeze

Artistja e njohur shqiptare nga Kosova që jeton dhe vepron në Ljungbyt të Suedisë ka pasur të hapur ekspozitën e saj artistike në Ljungby Arena nga fundi i muajit të kaluar e deri në javën e parë të këtij muaji.

Kjo ekspozitë ka bërë bujë në mediat e atij rrethi ku jeton dhe më gjerë, jo vetëm për faktin se pikturat kishin vlera të larta artistike, por edhe se njëkohësisht mesazhi i tyre sensibilizonte të drejtat e grave, shkruan DritarjaOnline. Piktorja Bajraktari thotë se ekspozita është përpiluar nga Shoqata Artistike e Ljungbyt në bashkëpunim me Drejtorinë e kulturës dhe veprimtarive të kohës së lirë, Komuna e Ljungbyt.

Florie Lule Bajraktari nëpërmes të këtyre pikturave nudo ka paraqitur realitetin aktual të të drejtave të grave, duke dhënë mesazhe të forta në mbrojtjen e të drejtave të tyre, ku në thelb të secilës pikturë ka paraqitur imazhe të qarta të identitetit të saj të atdhedashurisë.

© ZHURNAL 07.01.2019, 13:06 | E.D. | 1,126 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."