Pesë shkaqet pse jeni vazhdimisht të lodhur
medicina
Pesë shkaqet pse jeni vazhdimisht të lodhur

Pesë shkaqet pse jeni vazhdimisht të lodhur

Gabimet më të shpeshta që njerëzit bëjnë 

Nëse lodhja për ju është një problem që zgjat gjatë gjithë vitit, do të thotë që po bëni diçka të gabuar dhe se duhet të korrigjoni zakonet tuaja. 

Olivia Arezolo, një eksperte për gjumin, ka zbuluar gabimet më të shpeshta që njerëzit bëjnë dhe që kanë ndikim negativ në cilësinë e gjumit.

Mbani dritat ndezur deri vonë 

Edhe pse shumë njerëz fajësojnë telefonat celularë për problemet e gjumit, drita në dhomë mund të ketë një efekt po aq të dëmshëm. 

“Hulumtimet tregojnë se drita e lartë në dhomë mund të zvogëlojë prodhimin e melatoninës – hormonit të gjumit dhe kështu të çojë në gjumë të shkurtër dhe të varfër”, thotë Olivia. 

Kjo mund të zgjidhet para se të shkoni në shtrat duke ndalur dritat 90 minuta më herët, kështu që trupi juaj do të marrë sinjale se është koha për qetësim. 

Shtyni zgjimin  

Megjithëse duket shumë joshëse për të shtyrë alarmin dhe për të marrë disa minuta të tjera të gjumit të çmuar, Olivia ju këshillon të bëni të kundërtën. “Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë kanë provuar se për shkak të këtij zakoni bëheni inert dhe keni ndjenjën se nuk keni fjetur fare”, pohon ajo. Këshillon që të zgjoheni në alarmin e parë, kështu që do të jeni të motivuar që menjëherë të dilni nga shtrati. Dush me ujë të nxehtë para gjumit  Ju mund të mendoni se një dush i gjatë me ujë të ngrohtë do t’ju ndihmojë të relaksoheni para gjumit, por kjo ka edhe anën tjetër të medaljes. 

“Megjithëse dushi i nxehtë i relakson muskujt, ai gjithashtu rrit temperaturën e trupit, andaj ju do të keni vështirësi të zhyteni në një gjumë të thellë gjatë së cilës trupi juaj mbledh energji për të nesërmen,” paralajmëron Olivia. 

Ju mund ta korrigjoni këtë duke bërë një dush të paktën një orë para se të shkoni në shtrat. 

Punoni natën deri vonë 

Sot shumë njerëz kryejnë punë në shtëpi, dhe kjo mund të jetë problematike për cilësinë e gjumit, veçanërisht nëse punoni deri në orët e vona të natës. 

“Kjo e mban trurin aktiv, e cila zgjat sasinë e kohës që duhet të biesh në gjumë. Kjo mund të ndikojë në cilësinë dhe gjatësinë e gjumit, dhe do të dëmtojë trurin tuaj, i cili nuk do të ketë mundësinë për të pushuar dhe për të rimarrë energjinë e nevojshme për mëngjesin e ardhshëm “, thotë ajo. 

Provoni të flini disa orë para se të shkoni në shtrat dhe Olivia rekomandon leximin ose dëgjimin e muzikës relaksuese. E teproni me alkool  Studimet mbi çrregullimet e gjumit kanë treguar se konsumimi më i lartë i alkoolit ndikon në rritjen e lodhjes gjatë ditës. 

“Nuk është aspak befasuese, sepse përbërësi kryesor është alkooli, i cili stimulon trupin dhe ndikon si kafeinë”, pohon Olivia dhe këshillon që alkooli të mos pihet të paktën tre orë para se të shkoni në shtrat.

© ZHURNAL 07.01.2019, 11:13 | E.D. | 1,425 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."