Zbulohen dhjetë vepra të panjohura të Pikasos, ishin fshehur në një bodrum në Iran
kulture
Zbulohen dhjetë vepra të panjohura të Pikasos, ishin fshehur në një bodrum në Iran

Zbulohen dhjetë vepra të panjohura të Pikasos, ishin fshehur në një bodrum në Iran

Gjatë viteve 1970, perandoresha e Iranit, nxiti hapjen e një muzeu të artit modern. Në vitin 1979, kur ajo dhe bshkëshorti u arratisën nga vendi për shkak të demonstrative popullore, veprat e artit u fshehën me shpejtësi në bodrumin e muzeut. Kjo ishte një kthesë e trishtueshme  e ngjarjeve për admiruesit e artit.

Koleksioni i tablove, ishte një nga më të mëdhatë të artit të pasluftës nga Perëndimi. Pas heqjes së këtyre pjesëve, galeritë e artit nisën të shfaqnin propagandë revolucionare. Kohët e fundit, procesi i rinovimit të muezut, çoi në një zbulim të jashtëzakonshën. Kuratorët njohën dy piktura të piktorit të famshëm spanjoll Pablo Pikaso.

Ndërsa ata po punonin në dhomat e magazinimit në bodrumin e godinës, u shfaqën 10 Pikaso të panjohura. Kjo u pasua nga një skicë e harruar e Marsel Dyshamp, një tjetër zbulim me vlerë.

Për herë të parë ndër dekada, shumë nga veprat e fshehura do të shfaqen sërish. Këto përfshijnë veprat e reja të Pikasos, skicën e Dyshamp, veprat e Endi Uarol si dhe disa artistëvea iranianë, në një ekspozitë të përzier perëndimore dhe të Lindjes së Mesme. / bota.al/

© ZHURNAL 05.01.2019, 10:39 | E.D. | 976 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."