Tevdovski: Tatimi progresiv nuk do të shkaktojë asnjë rritje të çmimeve
ekonomi
Tevdovski: Tatimi progresiv nuk do të shkaktojë asnjë rritje të çmimeve

Tevdovski: Tatimi progresiv nuk do të shkaktojë asnjë rritje të çmimeve

Shkup, 4 janar - Tatimi progresiv nuk do të pasqyrohet ndaj standardit jetësor të banorëve dhe nga vendosja e tij nuk mund të pritet asnjë rritje e çmimeve, sepse bëhet fjalë për tatim të të ardhurave që e paguajnë vetëm një për qind e më të pasurve, tha sonte ministri i Financave Dragan Tevdoski.

Ai në një intervistë për TV Kanal 5 potencoi se tatim progresiv ka në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian drejtë të cilës synojmë, si dhe në SHBA.

“Tatimi i sheshtë është karakteristikë për vendet sociale të cilat nuk kanë institucione. Si i përmirëson institucionet, ashtu largohet nga tatimi i sheshtë”, tha Tevdoski.

Potencoi se pret të realizohet projeksion për rritjen e BPV-së prej 3,2 për qind në vitin 2019 dhe shtoi se tregohet që Ministria e Financave rezulton me projeksione të besueshme.

“Është mirë që ekonomia është në rritje kryesisht për sektorin privat. Vitin e kaluar, pagat mesatare u rritën me 5.7 për qind, rritja industriale ishte pothuajse 6 për qind, eksportet kanë një rritje dyshifrore, norma e papunësisë është ulur në 20.8 për qind, që do të thotë se ka pothuajse 14,000 vende të reja pune. E gjithë kjo tregon se ekonomia është duke ecur në një drejtim të mirë. Për këtë vit, investimet kapitale parashikohen në 26 miliardë denarë dhe do të realizohen në një ritëm më të shpejtë,që do të kenë pjesë më të madhe në rritjen e BPV-së”, tha Tevdovski.

Vlerësoi se tani është stabilizuar borxhi publik edhe pse siç tha, nga pushteti i kaluar janë lënë një numër i madhe obligimesh për sevisim.

Në vitin 2016 borxhi publik arriti 48,8 për qind nga BPV, ndërsa vitin e kaluar Maqedonia e përfundoi me borxh publik prej 48,2 për qind.

© ZHURNAL 04.01.2019, 20:30 | T.E. | 1,306 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."