Eksporti është rritur për 22,4 për qind, importi për 18,8 për qind
ekonomi
Eksporti është rritur për 22,4 për qind, importi për 18,8 për qind

Eksporti është rritur për 22,4 për qind, importi për 18,8 për qind

Shkup, 4 janar – Rritje prej 22,4 për qind shënon eksporti nga Maqedonia në 11 muajt e vitit të kaluar në krahasim me periudhën e vitit paraprak, publikoi Entit Shtetëror i Statistikës.

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë, në periudhën janar – nëntor të vitit 2018, është 6.357.186 mijë dollarë amerikanë. Vlera e mallit të importuar, në periudhën janar – nëntor të vitit 2018, është 8.299.399 mijë dollarë amerikanë, që është për 18,8 për qind më shumë në krahasim me atë periudhë nga viti paraprak. Deficiti tregtar, në periudhën janar – nëntor të vitit 2018, është 1.942.213 mijë dollarë amerikanë. Mbulimi i importeve me eksport, në periudhën janar – nëntor të vitit 2018 është 76,7 për qind.

Në periudhën janar – nëntor të vitit 2018, sipas vëllimit të përgjithshëm të shkëmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë më shumë ka tregtuar me me Gjermaninë, Greqinë, Britania e Madhe, Serbia dhe Bullgaria.

© ZHURNAL 04.01.2019, 13:54 | Xh.I. | 2,018 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."