Deri më 15 janar konkurs për “Romanin e vitit” paraqitja në QKI
kulture
Deri më 15 janar konkurs për “Romanin e vitit” paraqitja në QKI

Deri më 15 janar konkurs për “Romanin e vitit” paraqitja në QKI

Për shkak të vendimit të Komunës Qendër për ta mbyllur bibliotekën “Slavko Janevski” romanet të cilat konkurrojnë për çmimin “Romani i vitit” do të dorëzohen në Qendrën kulturore-informative të Qytetit të Shkupit deri më 15 janar – afati i fundit i konkursit, kumtoi Fondacioni “Slavko Janevski”.

Romanet mund të dorëzohen çdo ditë pune (personi përgjegjës Emilija Mihajlova). Kushtet tjera të konkursit mbeten të njëjta: paraqiten pesë kopje nga romani ose dërgohen me postë në adresën Fondacioni “Slavko Janevski”, bul. “Kuzman Josifovski Pitu” nr.19-40-6, 1000 Shkup.

Nga viti 1999 përzgjedhjen për çmimin “Romani i vitit” e organizojnë redaksia e “Utrinski vesnik” ndërsa pas shuarjes së saj nga viti i kaluar vazhdimësinë e çmimit e ruan Fondacioni për avancimin dhe promovimin e vlerave kulturore “Slavko Janevski”.

Sivjet organizimi i përzgjedhjes dhe ndarjes së çmimit “Romani i vitit” e shënon 20 vjetorin jubilar.

© ZHURNAL 04.01.2019, 13:20 | Z.H. | 1,096 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."