“Edhe muret kanë veshë” me dëshmi të diktaturës komuniste
kulture
“Edhe muret kanë veshë” me dëshmi të diktaturës komuniste

“Edhe muret kanë veshë” me dëshmi të diktaturës komuniste

“Gasper Gaspri shpenzoi ato që duhet të kishin qenë vitet më të bukura të jetës së tij, si një viktimë e torturave në burgjet famëkëqija shqiptare. Ai u akuzua për kundërshtim të diktaturës, por pikëpamjet prodemokratike të familjes së tij dhe fakti që ata ishin besimtarë, ishin krime të mjaftueshme për regjimin”. Kësisoj nis rrëfimi i parë nga shumë të tillë që do t’i rrëfejnë të mbijetuarit e diktaturës famëkeqe gjatë 47 vjetëve në Shqipëri, që ka zënë vend në një platformë e cila tubon dëshmi të tilla.

Kjo platformë mbledh rrëfime të njerëzve që kanë jetuar gjatë regjimit të Enver Hoxhës. Historitë e tyre përfshijnë jetën në kampe, burgje, përvoja mbijetese, jetë në ekzil, qëndrueshmërinë, varfërinë, faljen dhe shpresën, shkruan Koha Ditore.

Platforma “Edhe muret kanë veshë” (Even Walls Have Ears) është lansuar si një bashkëpunim midis artistes Kristale Ivezaj-Rama, e cila është themeluese dhe drejtuese e galerisë “The Ballkan Artists Guild” në Londër, dhe artistes së njohur konceptuale Alketa Xhafa-Mripa.

© ZHURNAL 04.01.2019, 10:59 | E.D. | 1,010 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."