5 mënyrat që iu ndihmojnë të humbni peshë
medicina
5 mënyrat që iu ndihmojnë të humbni peshë

5 mënyrat që iu ndihmojnë të humbni peshë

Këshillat që duhet t'i ndiqni për të humbur peshë 

Për të humbur peshë një gjë është shumë esenciale dhe ajo është të jeni të përqendruar vetëm në ushqimin që e hani.

Po, ngrënia e ushqimit do të shijonte më shumë po të ishit duke shikuar televizion, mirëpo kjo shkon vetëm në dëm tuajin. Mënyra më efikase për humbjen në peshë është të mos shpërqendroheni gjatë ngrënies së ushqimit, shkruan rtv21.tv 

5 këshillat që duhet të ndiqni nëse dëshironi të humbni peshë: 

Hani fasule 

Me këtë ushqim është e pamundur të shëndosheni sepse të ngopin shumë shpejt dhe janë të pasura me proteina bimore.

Sfidoni vetën të hani ushqim për 20 minuta

Ngadalësimi në të ushqyer do t’iu ndihmonte jo vetëm ta shijoi ushqimin por edhe që të e kuptoni që keni ngrënë mjaftueshëm.

Pyeteni vetën a jeni në të vërtet të uritur?

Shpeshherë njerëzit konsumojnë ushqim vetëm pse janë të stresuar, nëse kjo ju ndodh juve është krejtësisht normale por tentoni që të bëni aktivitet tjetër e jo të ushqeheni nëse nuk jeni të uritur.

Nëse planifikoni të mbani dietë, bëjeni me qejf atë

Të qenurit në dietë shpeshherë është i mërzitshëm, duket si një rutinë që duhet ndjekur e nuk iu lejon që të shijoni ushqimin. Nëse hyni në dietë, atëherë sigurohuni që atë çka e konusmoni të e konsumoni me dëshirë.

Mos hani kur punon, lexoni ose shikoni televizor

Ushqimi mund të dalë jashtë kontrollit dhe ju nuk do të mund ta kuptoni. Në fillim do t’iu duket diçka shumë e vështirë por do të mësoheni me kohën.

© ZHURNAL 04.01.2019, 10:11 | E.D. | 540 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."