Të mirat e limonit
medicina
Të mirat e limonit

Të mirat e limonit

Për limonin keni lexuar mjaft tashmë, kjo sepse ky frut sjell aq të mira për shëndetin dhe përdorimi i tij nuk kufizohet vetëm në kuzhinë.

Më poshtë u sjellim tri të mira nga limoni:

Përmirësimi i lëkurës

Ndoshta e keni vërejtur vitaminën C në përbërësit e shumë produkteve të kujdesit për lekurën, dhe kjo për shkak se vitamina C është çelësi për prodhimin e kolagjenit. Kolagjeni është shumë i rëndësishëm për lëkurën, fortësinë dhe elasticitetin e saj.

Vitamina C

Limonët janë shumë të pasur me vitaminë C, kështu që nëse nuk dëshironi të sëmureni për shkak të mungesës së vitaminës C, përfshijeni limonin në dietën tuaj ditore.

Ndikimi në pagjakësi

Vitamina C në vete nuk e lufton aneminë, por mund të rrisë fuqinë e hekurit që e parandalon këtë gjendje. Shtrydhni pak limon në sallatën tuaj, jo vetëm për shije, por edhe për përfitim të plotë të hekurit.

© ZHURNAL 03.01.2019, 14:16 | E.D. | 1,742 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."