Tevdovski: Reforma tatimore për shumë qytetarë do të jetë lehtësim tatimor
ekonomi
Tevdovski: Reforma tatimore për shumë qytetarë do të jetë lehtësim tatimor

Tevdovski: Reforma tatimore për shumë qytetarë do të jetë lehtësim tatimor

Shkup, 3 janar - Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në intervistë për “RTVM” tha se reforma e tatimit për shumicën e qytetarëve do të thotë lehtësim të tatimit, gjegjësisht nga viti i ardhshëm do të paguajnë më pak nga viti i kaluar.

Tevdovski tha se me reformën për një pjesë të qytetarëve norma e tatimit për të ardhura personale do të jetë 10 për qind, ndërsa me tatimin e lehtësimit do të mundësoj që të paguajnë më pak, sepse lirimi është rritur nga 7.500 deri në 8.000 denarë.

Ministri i Financave gjithashtu thekson se me reformat është bërë edhe dallimi në mes të ardhurave të punës dhe të ardhurave nga kapitalit.

“Paga mesatare në Maqedoni është 24.000 denarë. Por edhe në sektorin që ka paga më të larta, a ato janë në IT sektorin, paga është 1.000 euro, kjo do të thotë se për shumicën e të punësuarve, duke përfshirë edhe sektorin e IT-ve ato do të paguajnë tatim personal me procedurën e vetme prej 10 për qind, ndërsa përjashtimi nga tatim e atyre me paga të ultë e liron barrën e tatimit.

© ZHURNAL 03.01.2019, 11:47 | Xh.I. | 1,122 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."