Tevdovski: Këtë vit presim rezultate nga reformat e marra në vitin 2018-të
ekonomi
Tevdovski: Këtë vit presim rezultate nga reformat e marra në vitin 2018-të

Tevdovski: Këtë vit presim rezultate nga reformat e marra në vitin 2018-të

Shkup, 2 janar - Rritja e pagës mesatare prej 5.7% në vitin 2018 është një nga momentet më të rëndësishme ekonomike në Maqedoni për vitin 2018, tha ministrit i Financave, Dragan Tevdovski.

Përveç rritjes së pagave, Tevdovski veçoi edhe hapjen e 14 mijë vendeve të reja të punës dhe vendosjen nën kontrollin të borxhit publik për një kohë të gjatë.

“Në vitin 2016 borxhi publik arriti në 48.8%, sot ajo është 48.2%. Besimi i investitorëve është rritur, gjë që ka ndikuar në uljen e normës së interesit dhe rritjen e maturimit të instrumenteve. Këtë vit ne kemi dhënë obligacione 30-vjeçare, si dhe eurobondin më të suksesshëm deri më tani, me një normë interesi historikisht më të ulët prej 2.75%. Konsolidimi fiskal po zbatohet gradualisht në drejtim të qëndrueshmërisë së borxhit publik”, tha Tevdovski.

Ai shtoi se në buxhetin për vitin 2019 janë paraparë rritja e pagave në shëndetësi, arsimin, më shumë fonde deri më tani për masat aktive të punësimit, më shumë fonde për ndërmarrjet mbështetëse, fonde për projekte të mëdha infrastrukturore.

“Vitin e ardhshëm presim rezultate nga reformat e marra në vitin 2018-të, gjegjësisht pagat të vazhdojnë të rriten, të ulet papunësia, të rriten investimet, ndërsa borxhi publik të qëndroj në nivelin e kontrolluar”, tha Tevdovski.

© ZHURNAL 02.01.2019, 09:46 | Xh.I. | 1,844 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."