Zhbogar: Periudha që vjen, sfiduese dhe e kufizuar
maqedonia
Zhbogar: Periudha që vjen, sfiduese dhe e kufizuar

Zhbogar: Periudha që vjen, sfiduese dhe e kufizuar

Shkup, 23 janar - Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar kërkon përshpejtim të reformave duke theksuar se nuk mbetet shumë kohë deri në fushatën zgjedhore. Zhbogar bëri me dije se vendi ka akoma shumë punë për të bërë sidomos në sferën e gjyqësorit. Ambasadori i Rumanisë, vend i cili udhëheq me presidencën e BE-së, deklaroi se vëmendja nuk do të hiqet nga Ballkani Perëndimor.

Periudha e ardhshme e cila do të përfshijë procesin parazgjedhor dhe zgjedhor do të jetë sfiduese dhe mjaftë e kufizuar për realizimin e reformave, vlerëson ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar. Në debatin për përfitimet e Maqedonisë nga kryesimi i Rumanisë me presidencën e BE-së, Zhbogar kërkoi vazhdim të realizimit të reformave.

"Kanë mbetur edhe dy muaj para se fushata fillon më 1 prill që supozoj se do ta ndërpresë edhe punën e Kuvendit. Kjo kohë duhet të shfrytëzohet në mënyrë të mençur dhe besoj se do të fokusoheni në disa gjëra konkrete. Çelësi dhe çështja më e vështirë do të jetë arritja e sundimit të së drejtës dhe jurisprudencës. Ndryshimi i ligjeve nuk mjafton që të ndryshohet sjellja, të ndryshoeht mënyra se si gjyqësori funksionon dhe sa me sukses u reziston përballjet dhe ndikimet politike dhe vetë censurën”, theksoi Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së.

© ZHURNAL 23.01.2019, 17:00 | Xh.I. | 2,769 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."