A është nëna yte shqiptare?!
opinion
A është nëna yte shqiptare?!

A është nëna yte shqiptare?!

Shkruan DENKO MALESKI

Një gazetar i ri i, i sjellshëm i “Gazetës së pavarur”, me ndjenjën e sikletit në zërin e tij, duke kërkuar falje që më shqetëson mua në ora 16, për të verifikuar një lajm në lidhje me mua. Domethënë, në botimin e nesërm, gazeta e tij publikon informacion rreth bisedimeve midis BDI-së dhe LSDM-së për një kandidat konsensual për president. Nga ajo që kuptova, LSDM-ja propozoi emrat e disa kandidatëve, por BDI refuzoi me arsyetimin se asnjë nga kandidatët e propozuar nuk kishin, siç tha ai gazetari, një “tel” shqiptari. BDI, mendojnë se unë plotësooj këtë kriter, me “telin”. Është e sikletshme për mua, tha i riu, por a është e vërtetë që nëna juaj është shqiptare, e lindur nga Korça. Kjo e “sikletshme për mua,” më befasoi këndshëm mua dhe u çarmatosa duke vazhduar bisedën edhe ndonjë minutë duke i thënë atij në lidhje me kohën kur doli për herë të parë lajmi në një kolumnë në “Dnevnik”, dedikuar për mua, shkruar nga një prej kolegëve të mi të dashur Gjorgji Marjanovic. Edhe atëherë, njëzet vjet më parë, unë nuk u përgjigja në pohimin në artikull, se unë paskam luftuar për të drejtat e shqiptarëve, sepse nëna ime është shqiptare. Mendova se, në kontekstin politik në të cilin u përdor, ishte e pahijshme t’i përgjigjesh një pyetjeje të tillë. Nëse është e vërtetë, çfarë dobie nga kjo, nëse nuk është e vërtetë, a po arsyetohem? Para kujt dhe pse? Pra, ne të gjithë së pari jemi njerëz, pastaj jemi shqiptarë dhe maqedonas. Por kjo historia mori jetë dhe vazhdoi me kohë.

E pranoj, rashë në sprovë që më në fund të jap një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë pyetje kur kam dëgjuar se maqedonasit e përdorën për të më “diskredituar” para kombit të tyre, ndërsa shqiptarët për të më “afirmuar” në kombin e tyre. Por u përmbajta. A do të them më në fund nëse nëna ime është shqiptare apo jo? Përsëri, si njëzet vjet më parë, nuk do të përgjigjem. Sidoqoftë, nëse dikush dëshiron të dijë diçka për historinë e familjes sime, duhet vetëm të hapë librin autobiografik “Foshnja nga katrani – Maqedonia në marrëdhëniet ndërkombëtare 1991-1993”, dhe aty thuhet çdo gjë. Kam dashur të them diçka për historinë e familjes time dhe e kam shkruar, pikërisht sepse askush nuk ma kishte kërkuar. Çdokush që do të lexojë së paku ato faqe të librit do të gjejë përgjigjen për nënën time. Ndërsa pyetjes gazetareske apo pyetjes nga ndonjë parti nëse “është nëna ime shqiptare?”, në kontekstin e zgjedhjeve, qofshin ato edhe presidencialë, nuk do të përgjigjem.

© ZHURNAL 23.01.2019, 15:35 | Xh.I. | 13,499 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."