Trupat ushtarake në Zimbabve akuzohen për "dhunë sistematike" ndaj protestuesve
bota
Trupat ushtarake në Zimbabve akuzohen për "dhunë sistematike" ndaj protestuesve

Trupat ushtarake në Zimbabve akuzohen për "dhunë sistematike" ndaj protestuesve

Një grup për të drejta të njeriut, i formuar nga Qeveria në Zimbabve, ka akuzuar ushtarët e këtij vendi për aplikim të “torturës sistematike” gjatë shfaqjes së pakënaqësive të popullit.

Komisioni i Zimbabvesë për të Drejta të Njeriut ka kritikuar ashpër autoritetet për përdorim të trupave ashtu që të ndalen protestat.

Pakënaqësitë kanë nisur një javë më parë, për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të karburanteve.

Një zëdhënës qeveritar ka mbrojtur veprimet e ushtarëve, duke i thënë BBC-së: “Kur gjërat dalin nga kontrolli, nevojitet pak ashpërsi”.

Sipas raportimeve, dhuna është shpërndarë në disa pjesë të kryqytetit të Zimbabvesë, Harare.

Përveç tjerash është thënë edhe se ushtrarët kanë goditur një grup të madh të drejtuesve të autobusëve ditën e martë.

Dhuna e vazhdueshme ka ngritur pyetje rreth kontrollit të presidentit të këtij shteti, Emmerson Mnangagwa ndaj ushtrisë, e cila i ka ndihmuar atij të fitojë pozitën 14 muaj më parë.

Presidenti Mnangagwa ka premtuar se abuzimet kundër civilëve nuk do të tolerohen.

Sipas Komisionit në fjalë, nga java e kaluar deri më tani është raportuar për tetë vdekje dhe shumica e tyre si rezultat i “përdorimit të municionit”.

Në raportime tjera është thënë se 12 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë duke u trajtuar nga plumbat e shtënë me armë zjarri.

Deri më tani, 600 persona janë arrestuar lidhur me këto protesta.

Pastori, Evan Mawarire, që ka udhëhequr protestat e vitit 2016 kundër presidentit Robert Mugabe, është arrestuar më 16 janar dhe vazhdon të jetë i ndaluar.

© ZHURNAL 23.01.2019, 15:25 | Xh.I. | 1,859 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!