SHBA i bën thirrje Rusisë të respektojë traktatin për kontrollin e armëve
bota
SHBA i bën thirrje Rusisë të respektojë traktatin për kontrollin e armëve

SHBA i bën thirrje Rusisë të respektojë traktatin për kontrollin e armëve

Uashingtoni i bëri thirrje Moskës që të ndërmarrë hapa për të shpëtuar një traktat për kontrollin e armëve, që daton nga koha e Luftës së Ftohtë.

“Shtetet e Bashkuara po zbulojnë gjithnjë e më shumë se Rusisë nuk mund t’i besohet kur bëhet fjalë për obligimet që ka në kontrollin e armëve. Veprimet e saj malinje në glob i kanë rritur tensionet”, tha Robert Wood, ambasador i SHBA-së në Konferencën për Çarmatim, të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara në kohën e tensioneve në rritje midis Moskës dhe Uashington.

SHBA-ja ka thënë se do ta braktisë Marrëveshjen për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme, të vitit 1987, nëse Rusia nuk e çmonton armën për të cilën Uashingtoni thotë se e shkel atë.

Rusia e mohon se raketa në fjalë – të cilës i refereohet si SSC-8 ose 9M729 – e shkel traktatin dypalësh që kufizon raketat me rreze të mesme.

© ZHURNAL 22.01.2019, 09:44 | Xh.I. | 239 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."