SKANDAL Bekteshi mbrëmë në emision "pështiu" mbi fatin e pazarxhinjëve?!
maqedonia
Skandal Bekteshi mbrëmë në emision "pështiu" mbi fatin e pazarxhinjëve?!

Skandal Bekteshi mbrëmë në emision "pështiu" mbi fatin e pazarxhinjëve?!

Shkup, 22 janar - Që ekonomia në vendin tonë është buzë greminës nuk është ndonjë sekret. Së fundmi në opinion është diskutuar shumë për ligjin e ri të tregjeve të gjelbërta që direkisht prekin xhepin e pazarxhinjëve. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi mbrëm në Televizionin 24 në një emsion debativ ka ofenduar pazarxhinjtë, transmeton Zhurnal.

Në emisionin ishin të ftuar ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Ekrem Dolek nga dhoma e tregtarëve, Lupço Llazevski, nënkryetar i grupacionit të pazareve pranë Dhomës së Tregtarëve të Maqedonisë dhe pazarxhinjtë e pazarit.

Për gjendjen katastrofale të pazarxhinjëve dhe jetën e varfër që po jetojnë qytetarët e vendit, kjo nuk kishte rëndësi dhe as që dëshironte të dëgjoj Ministri Bekteshi. Përkundra, pas fjalimit prekës të një tregtare që ishte në emision. Ai iu drejtua asaj pa asnjë respekti  për brengat që kishte si tregtare ku tregonte për kushtet që po punojnë.

Në fillim kur një tregtare i tha "Ne jemi të varfët", ai iu përgjigj "Edhe çfarë?".

"Ju lutem, mos manipuloni me pazarxhinjtë. Ne jemi të varfër. Nëse ju keni pasur qëllim të na ftoni dhe të na inkuadroni në përpilimin e ligjit, zotëri, atë do ta bënit. Ne jemi popull i varfër, nuk duhet të luani. Ka njerëz, që blejnë rroba të vjetra që të vijnë në punë? Me këpucë prej 20-30 denarë shkojnë në punë. A dëshironi këto persona që juve të u paguajnë 60 euro dhe të paguajnë kontribute. Ju keni menduar për ne? Nuk keni menduar për ne, nuk keni menduar. Kjo është e vërteta", i thanë pazarxhinjtë ministrit të ekonomisë.

Atëherë, Bekteshi duke treguar se aspak nuk është prekur nga fati i pazarxhinjve, pa turp tha: "Pasi po mbanë fjalime politike, nuk jemi as në fushatë as askund", ndërsa tregtarja ia ktheu: "Nuk është fjalim politik që pazarxhinjtë shkojnë me këpucë prej 30 denarëve".

© ZHURNAL 22.01.2019, 16:33 | Xh.I. | 17,338 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!