Borxhi publik i jashtëm, rritje në tremujorin e tretë të 2018-ës
ekonomi
Borxhi publik i jashtëm, rritje në tremujorin e tretë të 2018-ës

Borxhi publik i jashtëm, rritje në tremujorin e tretë të 2018-ës

Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, borxhi i jashtëm bruto i Maqedonisë u rrit për një miliard euro krahasuar me nivelin e borxhit që kishte në muajt e fundit të vitit 2017. Të dhënat nga Banka Popullore thonë se borxhi i jashtëm në tremujorin e tretë të vitit të kaluar arriti në 8.4 miliardë euro, ose jo më pak se 80 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të parashikuar. Në raportin e saj, Banka Popullore njoftoi gjithashtu se në të njëjtën periudhë të analizuar, borxhi i jashtëm publik dhe privat është rritur. Raporti tregon se në nivel tremujor, borxhi i jashtëm është zvogëluar për 26 milionë euro.

 

Banka Popullore e Maqedonisë

 

“Krahasuar me fundin e vitit 2017, borxhi i jashtëm bruto është më i lartë për rreth një miliard euro, dhe me një rritje të njëkohshme të borxhit të jashtëm publik dhe privat prej 524, përkatësisht 503 milionë euro”.

Rreth një javë më parë, ministri i Financave Dragan Tevdovski theksoi se borxhi publik ishte vënë nën kontroll. Në vitin 2018, sipas Tevdovskit, u bënë dhjetë reforma kyçe, për një sistem më të mirë të financave publike. Ministri gjithashtu kujtoi se në vitin 2018 u lëshua një obligacion 30-vjeçar, si dhe një eurobond me normën më të ulët të interesit të ulët prej 2.75%. Por kështu nuk mendon opozita. Nga “Pallati i Bardhë” i VMRO-DPMNE-së mbeten në qëndrimin se pushteti në mënyrë të pabazë pa treguar se për çfarë i shpenzon paratë e huazuara merr hua në vend, por edhe nga huadhënës ndërkombëtarë

© ZHURNAL 02.01.2019, 15:10 | Z.H. | 2,106 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."