Stefan Shenah: Duhet në të vërtetë t’i jepet fund konfliktit për emrin
maqedonia
Stefan Shenah: Duhet në të vërtetë t’i jepet fund konfliktit për emrin

Stefan Shenah: Duhet në të vërtetë t’i jepet fund konfliktit për emrin

Strasburg, 21 janar – Parlamentari austriak Stefan Shenah duke folur para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) është përqendruar në vendimin i marrë për ndryshimin e emrit nga ana e Parlamentit të Maqedonisë dhe protestave nacionaliste në Greqi, sipas tij, kanë sjellë të ndjehet helmi i nacionalizmit, lajmëron korrespondenti i M.I.A-s nga Strasburgu.

Stefan Shenah shkëlqyeshëm e njoh gjendjen në Maqedoni kur ka qëndruar disa herë në misione zyrtare të APKE-s. Sot ai foli si zëdhënës i grupit të socialistëve pranë APKE-s, për punën e byrosë dhe komisionit të përhershëm të APKE-s.

“Kur isha në Maqedoni u dërgova porosi partive politike nga të cilët kërkova përgjegjësi, të mos bëjnë nga referendumi konsultativ  diçka tjetër. I kënaqur që Parlamenti pranoi  të bëhet Parlament i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha zëdhënësi i grupit të socialistëve pranë APKE-s.

Më tej ai shfaqi keqardhje për ngjarjet e fundit, të protestave nacionaliste në Greqi.

“Më vjen keq për ngjarjet në Greqi, ku ndjehet helmi i nacionalizmit. mendoj se Parlamenti grek duhet ta pranojë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut me çfarë duhet në të vërtetë t’i jepet fund konfliktit për emrin”, përfundoi Stefan Shenah.

© ZHURNAL 21.01.2019, 20:44 | T.E. | 2,493 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."