Therret me thikë një shtetase e Maqedonisë në Austri
maqedonia
Therret me thikë një shtetase e Maqedonisë në Austri

Therret me thikë një shtetase e Maqedonisë në Austri

Vjenë, 21 janar - Pasditen e së hënës, një grua 32-vjeçare nga Maqedonia është goditur me një mjet të mprehtë në zonën e qafës, në parkingun e qendrës tregare Merkur në rrugën “Tullner Frauentorgasse”, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com transmeton Zhurnal.mk

“Për shkak të lëndimeve të rënda, ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë austriake, Heinz Holub. Viktima supozohet të jetë një shtetas 32-vjeçare nga Maqedonia Veriore.

Si i dyshuar kryesor akuzohet bashkëshorti 36-vjeçar i gruas, gjithashtu shtetas i Maqedonisë. Pas kryerjes së veprës makabër, personi është arrestuar pa bërë ndonjë rezistencë. Me këtë rast, kanë qenë të pranishëm edhe dëshmitarë.

Hetimet i ka filluar Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale të Austrisë së Ulët. Sipas Holub, ende nuk është e qartë nëse arma e vrasjes kishte qenë një thikë apo ndonjë objekt tjetër i mprehtë. Sulmi ndaj 32-vjeçares ishte akti i katërt vdekjeprurës i dhunës ndaj një gruaje në Austrinë e Ulët gjatë këtij viti.

© ZHURNAL 21.01.2019, 18:22 | T.E. | 12,661 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!