Azmanov: Jovanovski më kërkoi 50 mijë euro reket
maqedonia
Azmanov: Jovanovski më kërkoi 50 mijë euro reket

Azmanov: Jovanovski më kërkoi 50 mijë euro reket

Shkup, 21 janar - Biznesmeni Zoran Azmanov, ka akuzuar përfaqësuesit e “1TV” se i kërkojnë 50 mijë euro reket përmes informatave të rrejshme në një emision të kësaj medie i cili është paralajmëruar se do të transmetohet së shpejti. Azmanov tha para gazetarëve, se kompanitë e ndërtimit të cilët ai i ka drejtuar dhe i drejton asnjëherë nuk kanë punuar dhe nuk kanë marrë para nga shteti. Ai tha se nga 1TV askush nuk e ka kërkuar për ti marrë prononcim për akuzat, dhe se ky i pari e ka kërkuar kryeredaktorin Aco Gavramov, i cili e ka udhëzuar që të flasë me pronarin e TV-së Bojan Jovanovskin.

"Më tha se unë i kam të gjitha dokumentet për ty nga policia financiare, nga burime të sigurta… i thash si mund ti kesh ti nga policia financiare kur unë nuk jam i thirrur nga policia financiare për hetim. Por gjoja ia jep Boki 13 që të më reketojë. Të premten mu kërkuan para që të mos kem probleme. 50 mijë EU, ose Banesë. Përmes telefonit, mi kërkoi Bojan Jovanovski. Për fat të keq nuk e kam inçizuar”, tha Zoran Azmanov, drejtor i “Nastel”.

Azmanov, kërkoi falje publike për SMS-të qi i ka dërguar Jovanovskit me fjalë fyese. Pronari i 1 TV, Bojan Jovanovski, në prononvim për TV Alsat tha se e inkurajon Zoran Azmanovin që të ngrejë të gjitha procedurat përmes institucioneve, për ti dëshmuar të gjitha akuzat për reketin e kërkuar për 50 mijë euro ose banesë. Për shkak se paraprakisht, nga 1TV njoftuan se Azmanov i ka kërcënuar për jetën e tyre gazetarët e kësaj media, reaguan nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë duke dënuar kërcënimin për vrasje të gazetarëve dhe se sjellja e këtillë i shkel të drejtat themelore të gazetarëve. Ndërsa nga Këshilli i etikës thonë që deri më tani nuk kanë marrë ankesë dhe e kanë ftuar atë që të mos bëjë kërcënime.

© ZHURNAL 21.01.2019, 16:28 | Xh.I. | 5,442 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!