Zaev: Sllovenia është pika e kontaktit në procesin përfundimtar të nënshkrimit të protokolit për anëtarësim në NATO
maqedonia
Zaev: Sllovenia është pika e kontaktit në procesin përfundimtar të nënshkrimit të protokolit për anëtarësim në NATO

Zaev: Sllovenia është pika e kontaktit në procesin përfundimtar të nënshkrimit të protokolit për anëtarësim në NATO

Shkup, 21 janar - Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot priti delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikë së Sllovenisë, e udhëhequr nga Karl Erjavec, njofton Telegrafi Maqedoni. “Ky është një lajm shumë i gëzuar për vendin tonë, sepse përveç nesh, në fazën kur vendet anëtare të NATO-s do të miratojnë nënshkrimin e protokollit të pranimit të Republikës së Maqedonisë në Aleancë, do të kemi një partner të besueshëm të provuar”, deklarojnë nga shtypi i qeverisë.

Kryeministri Zoran Zaev në një takim me ministrin slloven të mbrojtjes Karl Erjavec tha se, ambasada e Republikës së Sllovenisë është emëruar nga NATO si pikë kontakti në procesin e ardhshëm përfundimtar të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Aleancë, në kohën kur vendet anëtare të NATO-s do të fillojnë procedurën për ratifikimin e protokollit për pranimin e vendit tonë në aleancë.

“Ky është një lajm shumë i gëzuar për vendin tonë, sepse përveç nesh, në fazën kur vendet anëtare të NATO-s do të miratojnë nënshkrimin e protokollit të pranimit të Republikës së Maqedonisë në Aleancë, do të kemi një mik dhe partner të provuar afër nesh. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Sllovenisë kanë marrëdhënie tradicionalisht të shkëlqyera, me përkrahje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm reciprok. Sllovenia këtë e ka dëshmuar përkushtimin e saj duke mbështetur vendin tonë, aspiratat tona për anëtarësimin në BE dhe NATO dhe gjatë gjithë procesit, na ka dhënë dhe na jep mbështetje të pakursyer”, tha Zaev.

© ZHURNAL 21.01.2019, 16:23 | Xh.I. | 1,786 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!