“Gjuha shqipe”, Osmani: Deri në majën e piramidës shtetërore
maqedonia
“Gjuha shqipe”, Osmani: Deri në majën e piramidës shtetërore

“Gjuha shqipe”, Osmani: Deri në majën e piramidës shtetërore

Shkup, 20 janar - Gjuha shqipe do të jetë zyrtare në nivel vertikal deri në majën e piramidës shtetërore nëpër rajonet ku jetojnë shqiptarët, deklaron zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

Sipas tij do të ketë edhe nga ata të cilët do të tentojnë të gjejnë alibi për mos përdorim, andaj dëshiron qytetarët të jenë të përgatitur sepse kjo rrugë do të jetë me shumë sfida. “Me ligjin e ri gjuha shqipe do të jetë zyrtare në nivel vertikal deri në majën e piramidës shtetërore.

Në Presidencë, Parlament, Qeveri, ministritë, në gjyqësor dhe institucione tjetra nëpër rajonet ku jetojnë shqiptarët. Këtu ka disa specifika që duhet një prej palëve të jetë shqiptarë, për shembull duhet të jetë ministri, administratori, udhëheqësi, qytetari ose një prej palëve në komunikim zyrtarë me shtetin duhet të jetë shqiptarë që të jetë gjuha shqipe në përdorim zyrtar.

Do të ketë bojkot edhe të hapur dhe të fshehur nga ata të cilat do të tentojnë të gjejnë alibi për mos përdorim, ose do të gjejnë alibi se kinse nuk kemi përkthyes, pajisje ose teknologji, kështu që dua që qytetarët të jenë të përgatitur se nuk do të jetë rruga e shtruar kjo do të jetë me shumë sfida” – tha zv.kryeministri për çështje Europiane, Bujar Osmani.

© ZHURNAL 20.01.2019, 18:12 | T.E. | 8,309 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."