Sulmuesi i Selës në gjendje të rëndë shëndetësore, familja apelon për përkujdesje më të mirë të mjekëve (Foto)
maqedonia
Sulmuesi i Selës në gjendje të rëndë shëndetësore, familja apelon për përkujdesje më të mirë të mjekëve (Foto)

Sulmuesi i Selës në gjendje të rëndë shëndetësore, familja apelon për përkujdesje më të mirë të mjekëve (Foto)

Shkup, 18 janar - Familja e të rrahurit Stojan Pavleski apelon deri tek ministria e shëndetësisë të kontrollojë Klinikën e Traumatologjisë, ku Pavleski është i shtrirë me thyerje të unazave dhe gjakderdhje në tru. Ata ankohen se personeli i Klinikës nuk kujdesen mjaftueshëm për të, se Pavleski nuk është gjendje të komunikojë përshkak terapisë që e pranon, përcjell Zhurnal.

Pavleski ishte i akuzuar për rrahje të Selës në Kuvend më 27 prill. Siç thotë motra e tij, video inçizimet nuk kanë arritur të dëshmojnë pjesmarjen e tij në përleshje. Pas tetë muajve gjykim, gjykata e dënoi me kusht.

Ndryshe, në fund të muajit shtator, 52 vjeçari Pavleski u sulmua nga tre persona të panjohur në hyrje të tregut të gjelbër. Ai dhe një person tjetër ishin të shtrirë në park kur kanë arritur zyrtarët policorë dhe ndihma e shpejtë, me çka janë dërguar në qendrën klinike. Nga atëherë, siç thonë nga familja, ka filluar golgota në shtëpinë e tyre.

 

© ZHURNAL 18.01.2019, 10:33 | Z.H. | 68,112 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."