Haradinaj i përgjigjet Putinit: Rusia është ajo që po e destabilizon Ballkanin, jo Amerika
maqedonia
Haradinaj i përgjigjet Putinit: Rusia është ajo që po e destabilizon Ballkanin, jo Amerika

Haradinaj i përgjigjet Putinit: Rusia është ajo që po e destabilizon Ballkanin, jo Amerika

Prishtinë, 17 janar - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur presidentit rus, Vladimir Putin, duke pohuar se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan, nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim, por një prezencë ruse aktive në Ballkan, nënkupton të kundërtën e saj.

“Deklarimeve të Presidentit të Rusisë, Vladmir Putin, dhënë për një media serbe, se politikat e ShBA-së dhe aleatëve përendimor janë faktorë destablizues në Ballkan, iu përgjigjem se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim. Një prezencë ruse aktive në Ballkan nënkupton të kundërten e saj. Kosova vjen në paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

© ZHURNAL 17.01.2019, 09:49 | Xh.I. | 5,748 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."