Maksuti: Pa votën e shumicës së elektoratit shqiptar, Presidenti nuk mund të jetë legjitim
maqedonia
Maksuti: Pa votën e shumicës së elektoratit shqiptar, Presidenti nuk mund të jetë legjitim

Maksuti: Pa votën e shumicës së elektoratit shqiptar, Presidenti nuk mund të jetë legjitim

Shkup, 17 janar - Edhe pse cenzusi i zgjedhjes së Presidentit të shtetit është ulur nga 50% në 40%, pa votën e shumicës së elektoratit shqiptar nuk mund të jetë legjitim. Kështu shprehet për Zhurnal, profesori i së drejtës kushtetuese Mersim Maksuti.

Sipas tij  rrethanat dhe specifikat e Maqedonisë Veriore diktojnë të kemi një president koncenzual që do ti përfaqëson gjithë qytetarët e vendit.

"Pavarësisht uljes së cenzusit në 40%, pa votën e shumicës së elektoratit shqiptar Presidenti i këtij vendi nuk mund të jet i pranueshëm dhe legjitim. Rrethanat dhe specifikat e  Maqedonisë Veriore diktojnë vetëm për një President koncenzual si përfaqësues i gjithë qytetarëve dhe si garant i shprehjes së unitetit në këtë vend!", ka deklaruar për Zhurnal, profesori i së drejtës kushtetuese, Mersim Maksuti.

Përndryshe këtë vit në Maqedoni do të ketë zgjedhje presidenciale që pritet të mbahen në muajin maj me çka edhe i përfundon mandati Presidentit aktual Gjorge Ivanov. Deri më tani në opinion janë liferuar shumë emra për kandidat të mundshëm të partive politike, por deri më tani asnjë parti nuk ka konfirmuar emrat në fjalë. Nga VMRO-DPMNE janë përfolur emra si Vllatko Gjorçev, Trajko Sllaveski dhe Antonio Milloshoski. Nga garnitura qeveritare janë përmendur ish diplomati Denko Maleski, koordinatori nacional për Maqedoninë në NATO, Stevo Pendarovski si dhe Ministri aktual i policisë Oliver Spasovski.  Nga partitë shqiptare deri më tani nuk është liferuar me emër konkret për zgjedhjet presidenciale.

© ZHURNAL 17.01.2019, 15:00 | Xh.I. | 5,108 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."