Dibra i rikthehet BDI-së. Hekuran Duka zgjidhet ushtrues detyre i kryetarit të Komuës së Dibrës
maqedonia
Dibra i rikthehet BDI-së. Hekuran Duka zgjidhet ushtrues detyre i kryetarit të Komuës së Dibrës

Dibra i rikthehet BDI-së. Hekuran Duka zgjidhet ushtrues detyre i kryetarit të Komuës së Dibrës

Dibër, 17 janar - Sot, në seancën e Këshillit Komunal në Dibër, grupi i këshilltarëve të BDI-së, LSDM-së dhe PEI-t, kërkuan votëbesim për ushtruesin e detyrës së kryetarit të Komunës së Dibrës nga rradhët e Aleancë, z.Eugjen Cami, shkruan Zhurnal.mk.

Arsyetimi i këshilltarëve që kërkuan votëbesim , ishte se:

"Që nga momenti i zgjedhjes së z.Eugjen Cami si  ushtrues i detyrës së  kryetarit të Komunës së Dibrës, komuna u partizua, qeverisej nga persona të paautorizuar dhe funksionarë lokale të Aleancës, filloi shantazhi mbi të punësuarit në komunë,  qytetarët dhe firmat private. Gjithashtu  Komuna duhet t'i rikthehet verdiktit qytetar të treguar me votë popullore në zgjedhjet lokale të 2017-s."

Pas arsyetimit të dhënë, votbesimi u fut në votim, me çka u miratua nga shumica e këshilltarëve komunal.

Menjëherë pas miratimit të votëbesimit, grupi i këshilltarëve të BDI propozoi Hekuran Dukën si kandidat të mundëshëm për ushtrues detyre të kryetari të Komunës së Dibrës, i cili mori  shumicën e votave të këshilltarëve.

Me zgjedhjen e Hekuran Dukës ushtrues detyre të kryetarit të Komunës së Dibrës, Dibra u rikthehet qytetarëve dhe në Komunën e Dibrës rikthehet verdikti qytetar i dhënë me votë në zgjedhjet lokale të para një viti.

© ZHURNAL 17.01.2019, 12:51 | B.M. | 14,110 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!