Ligji për përdorimin e gjuhëve, probleme për zbatimin në gjyqësor
maqedonia
Ligji për përdorimin e gjuhëve, probleme për zbatimin në gjyqësor

Ligji për përdorimin e gjuhëve, probleme për zbatimin në gjyqësor

Shkup, 16 janar - Gjyqësori, ndoshta është institucioni ku do të ketë probleme më të mëdha në zbatimin e Ligjit për Gjuhët. Arsyeja është konflikti i zgjidhjeve ligjore, por edhe burimet që ai të zbatohet në praktikë. Sipas Ligjit për Gjuhët, tani edhe gjykatësit, prokurorët dhe avokatët do të mund të përdorin zyrtarisht gjuhën shqipe.

Neni 9, paragrafi 2

“Të gjitha procedurat do të zhvillohen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën që e flasin të paktën 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabetin e tij nëse një gjyqtar, prokuror publik, palë ose pjesëmarrës tjetër në procedurë është personi i cili flet një gjuhë të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë “.

Por, në Ligjin mbi Procedurën Penale, i cili është ligj procedurial për gjyqësorin, është e shkruar që në procedurën penale gjuha zyrtare është ajo maqedonase. Përdorimi i një gjuhe tjetër parashikohet në përputhje me ligjin, por në pjesën e Ligjit e Procedurë Penale që e trajton përkthimin, kufizohet vetëm kur personi i dyshuar, i akuzuar ose i dëmtuar në ndonjë procedurë nuk e kupton gjuhën maqedonase. Ky ligj ka pësuar ndryshime vetëm dy muaj më parë, por qeveria nuk ka ndërhyrë në dispozitat gjuhësore. Profesoresha Besa Arifi, që kur Ligji për Gjuhët ishte në proces të miratimit, paralajmëroi se gjyqësori do të vihej në sprovë.

Për ndryshimet në Ligjin e Procedurës Penale kërkohet shumicë prej dy të tretave. Edhe nëse ndodhë që të sigurohet shumica gjyqësori do të ketë një sfidë të re të madhe. Do t’i nevojiten qindra përkthyes, edhe atë jo çfarëdo përkthyes, por të tillë që kanë njohuri të jashtëzakonshme të terminologjisë ligjore. Edhe për këtë problem potencial, alarmi është aktivizuar një kohë të gjatë. Aktualisht, çdo gjykatë në Maqedoni ka vetëm nga një sallë gjyqi të pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për incizim dhe përkthim, dhe pothuajse të gjithë kanë mungesë të stafit administrativ. Megjithatë, autoritetet presin që zbatimi i Ligjit për Gjuhët në fushën e gjyqësorit të bie në barrën e vetë gjykatave.

© ZHURNAL 16.01.2019, 15:22 | Xh.I. | 6,718 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!