"Apropos Kodra e Diellit", Bektesh, para se të të kaloj mandati, mëso nga "Zhurnal" si zhvillohet Turizmi!
maqedonia
"Apropos Kodra e Diellit", Bektesh, para se të të kaloj mandati, mëso nga "Zhurnal" si zhvillohet Turizmi!

"Apropos Kodra e Diellit", Bektesh, para se të të kaloj mandati, mëso nga "Zhurnal" si zhvillohet Turizmi!

Shkup, 16 janar - Apropos Kodra e Diellit, Kreshnik Bekteshi po të ishte Ekonomist i mirë, nuk do të dyshohej që ai të jepte ndonjë ide, deklarat më të mënçur se ato të cilat i tha dje në një pres konferencë në sferën e turizmit duke mos ofruar edhe kushtet elementare për turistët, i cili pastaj mori shumë kritika në opinion se ai nuk ia ka haberin Ekonomisë, gjegjësisht zhvillimit të qendërave turistike në Maqedoni.

Dje në një konferencë për shtyp ministrit Bekteshi i ka rënë në vesh se dikasteri i tij mbulon edhe turizmin në gjithë vendin e që ai personalisht si ministër i një dikasteri aq të madh mund të bëj shumë në këtë drejtim si në vendimarrje për të rregulluar këtë qendër turistike ashtu edhe në thithjen e investimeve të huaja për t’ia rikthyer shkëlqimin e dikurshëm Kodrës së Diellit.
 
Nëse Kreshnik Bekteshi është i "paaftë", Agjencia e Lajmeve Zhurnal, në vijim ia sjellë disa pika se si do të zgjidheshte qendra për skijim në Kodrën e Diellit.

1)    Qeveria me vendim të saj t’ia merr të drejtën e menaxhimit ndërmarrjes ELEM, dhe kjo ndërmarrje të mos ketë të drejtën e pronësisë dhe menaxhimit në Kodrën e Diellit.

2)    Qeveria të formojë një këshill drejtues, me këtë përbërje: 3 anëtarë nga qeveria, 3 anëtarë nga komuna e Tetovës, dhe 3 anëtarë ekspert të fushës së turizmit. Nga bordi drejtues të zgjidhet drejtori për menaxhimin e Kodrës së Diellit.

3)    Qeveria të ndajë buxhet të menjëhershëm për funksionimin e këshillit drejtues dhe punonjësve aktual të cilët janë me vendim pune të rregullt.

4)    Në marrjen e pasurisë dhe veprimtarive të Kodrës së Diellit t’iu jepet përparësi firmave dhe investitorëve nga Tetova dhe malësia e saj.

Të jesh ministër, duhesh të kesh ide se si të zgjidhen problemet për një kohë të shpejtë dhe jo të zvarriten ato ku i dëmtuari më i madh është qytetari i rëndomt.

Nëse realisht do të ketë ndryshime në qeveri ku do të bazohen mbi performacën në raport me premtimet e gjithë ministrave të kabinetit qeveritarë, i pari që rrezikon postin është vetë Ministri Bekteshi.  

Nëse vështrojmë hollësisht arkivin e ngjarjeve dhe aktiviteteve të Ministrit Bekteshi, vërehet dominimi i takimeve, vizitave dhe aktiviteteve të ngjashme, ndërsa të pakta janë projektet dhe investimet kapitale.

© ZHURNAL 16.01.2019, 10:40 | B.M. | 11,408 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."