Klinika për sëmundje infektive Shkup, gjashtë raste të reja me fruth
maqedonia
Klinika për sëmundje infektive Shkup, gjashtë raste të reja me fruth

Klinika për sëmundje infektive Shkup, gjashtë raste të reja me fruth

Shkup, 12 janar - Vaksinat që u gjetën me deklarata që kishin afat të skaduar janë nga prodhuesi Glakso Smith Kline nga Belgjika, e kanë konfirmuar përfaqësuesit e kësaj kompanie gjatë takimit të paradites që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë. Ndërkohë në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup sot janë hospitalizuar gjashtë raste të reja me fruth.

Katër prej tyre janë fëmijë të moshës nga 9 muaj deri në 2 vjet e gjysmë, pjesëtarë të çerdhes “Dielli” nga lagja Lisiçe e Aerodromit, ndërkaq njëri është fëmijë nga lagja Radishan, derisa rasti tjetër është vajzë e moshës 24 vjeçare. Për momentin në hospitalizim ndodhen 20 pacientë me fruth shumica e të cilëve janë fëmijës të çerdhes “Dielli”.

Të gjithë fëmijët janë të pa vaksinuar me vaksinën MRP ndërkaq statusi vaksinal i vajzës 24 vjeçe nuk dihet ende. Pas alarmit për rritjen e të prekurve nga fruthi në punktet për vaksinim janë vaksinuar 1894 persona kundër fruthit.

© ZHURNAL 12.01.2019, 21:32 | T.E. | 1,749 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."