Sekretari amerikan Pompeo: Mundësi historike për të çuar përpara stabilitetin
maqedonia
Sekretari amerikan Pompeo: Mundësi historike për të çuar përpara stabilitetin

Sekretari amerikan Pompeo: Mundësi historike për të çuar përpara stabilitetin

Uashington, 12 janar – Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo në një qëndrim të tij ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës.

Shtetet e Bashkuara përshëndesin vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për të miratuar ndryshimet kushtetuese të nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Udhëheqësit e Maqedonisë demonstruan vizion, kurajo dhe këmbëngulje në ndjekjen e tyre për zgjidhjen e mosmarrëveshjes emrit, e cila do të lejojë që Maqedonia të marrë vendin e saj të ligjshëm në NATO dhe BE, si Republika e Maqedonisë Veriore. Shtetet e Bashkuara e shohin këtë si një mundësi historike për të çuar përpara stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”, shkruan kështu në letrën e dërguar nga sekretari Pompeo.

https://www.state.gov/secretary/remarks/2019/01/288445.htm

© ZHURNAL 12.01.2019, 19:13 | T.E. | 1,576 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."