Baçev: Ivanovi mund të pengojë emrin në OKB
maqedonia
Baçev: Ivanovi mund të pengojë emrin në OKB

Baçev: Ivanovi mund të pengojë emrin në OKB

Shkup, 12 janar - Për Janko Baçevin, votimi i djeshëm i ndryshimeve kushtetuese është tradhtia më e madhe në historinë e Maqedonisë. Baçev njoftoi një plan B që do të aktivizohet në procesin e raportimit të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara se vendi ka një emër të ri. Plani përfshin edhe Presidentin Gjorge Ivanov.

Është shumë e mundshme që marioneta Zaev si Qeveri i pari do të vrapojë për emrin e shtetit ti informojë Kombet e Bashkuara. Në një rast të tillë, Presidenti Ivanov duhet të dërgojë menjëherë letër paralelisht në Kombet e Bashkuara duke i informuar ata se është një marrëveshje e pavlefshme, sipas ligjit vendor dhe ndërkombëtar, pasi që marrëveshja nuk është lidhur nga një autoritet kompetent, nuk ka lëndë që lejon negociatat, rezultati i referendumit i 30 shtatorit nuk është respektuar, si dhe dekreti i Ivanov nuk është nënshkruar. Pra gjithë këtë Ivanovi do ta shpjegojë shumë mirë në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara.”- tha Janko Baçev, president i Maqedonisë së vetme.

© ZHURNAL 12.01.2019, 18:43 | T.E. | 5,447 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."