Hashim Thaçi: Parlamenti i Republikës së Maqedonisë dëshmoi guxim, urime Maqedoni
maqedonia
Hashim Thaçi: Parlamenti i Republikës së Maqedonisë dëshmoi guxim, urime Maqedoni

Hashim Thaçi: Parlamenti i Republikës së Maqedonisë dëshmoi guxim, urime Maqedoni

Shkup, 11 janar - Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, përshëndet marrëveshjen e arritur në Parlamentin e Maqedonisë dhe votimin në favor të ndryshimeve kushtetuese që do t’i japin jetë Marrëveshjes së Prespës dhe i çelin Maqedonisë përfundimisht rrugën euroatlantike.

"Parlamenti i Republikës së Maqedonisë dëshmoi guxim, vizion dhe vetëdije të lartë, duke votuar për ndryshimet kushtetuese të parapara me Marrëveshjen e Prespës, që shënojnë hapin final drejt ndryshimit të emrit të vendit. Vendimi i tyre nuk ka qenë fare i lehtë, as popullor, por ishte vendim i duhur, i cili tejkalon interesat partiake për shtetin dhe qytetarët.

Republika e Maqedonisë apo Maqedonia Veriore, siç do të quhet tash, bëri një hap të madh përpara, duke i hapur perspektivë stabilitetit politik, vazhdimit të reformave dhe integrimit të vendit në institucionet veriatlantike, për t’iu garantuar jetë më të mirë qytetarëve dhe brezave të rinj.

Viti 2019 duhet të jetë vit i vendimeve të mëdha edhe për Kosovën. Vit kur duhet të përmbyllet edhe konflikti shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, me një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse për paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.", thuhet në urimin e Hashim Thaçit.

© ZHURNAL 12.01.2019, 01:04 | B.M. | 4,649 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."