Manastirliu në terren, takon ekipet mjekësore mes dëborës në Komsi të Burrelit: Shëndetësia në gadishmëri
shqiperia
Manastirliu në terren, takon ekipet mjekësore mes dëborës në Komsi të Burrelit: Shëndetësia në gadishmëri

Manastirliu në terren, takon ekipet mjekësore mes dëborës në Komsi të Burrelit: Shëndetësia në gadishmëri

Ministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale vizitoi sot qendrën shëndetësore Komsi dhe spitalin e Burrelit ku inkurajoi ekipet mjekësore për shërbimin dhe gadishmërinë për t’ju përgjigjur qytetarëve në këto ditë të motit të vështire: U kryen 2900 misione shpëtimi me autoambulancë dhe 8 misione me helikopter në këto ditë të motit të keq.

“Ekipet mjekësore dhe të gjitha strukturat e shëndetësisë janë në gadishmëri për të ndihmuar qytetarët në këtë situatë moti të vështirë dhe vetëm gjatë këtyre ditëve janë kryer 2900 misione shpëtimi”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila vizitoi sot qendrën shëndetësore Komsi, ne Burrel. “Kemi siguruar furnizimin me barnat e urgjencës në 92 qendrat dimërore për të gjithë sezonin e dimrit. Qendrat shëndetësore, spitalet por mbi të gjitha ekipet e urgjencës mjekësore janë në gadishmëri për të shpëtuar jetë në këto ditë të motit të vështirë”, tha Manastirliu. “Jam këtu në këtë zonë të thellë të Matit për të inkurajuar dhe mbështetur ekipet mjekësore për punën e jashtëzakonshme që po bëjmë, siç ishte rasti i nënës me fëmijën e saj të 8 që pikërisht nga Burreli u transportua me helikopter drejt Tiranës dhe sot gëzon shëndet të plotë bashkë më djalin e saj”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal edhe në spitalin e Burrelit, ku pa nga afër situatën në urgjencë dhe maternitet. “Edhe në këto ditë të motit të vështirë, vijon patronazhimi nga mjekët e materniteteve të Tiranës në maternitetin e Burrelit, duke ju dhënë mundësi grave dhe vajzave të kësaj zone të marrin shërbimin afër vendbanimit. Kemi ende shumë për të bërë por jam këtu edhe për të lajmëruar një investim të rëndësishëm që nis këtë vit për rehabilitimin e spitalit të Burrelit, që do të sigurojë një standard të ri shërbimi për qytetarët”, tha Manastirliu.

Nga Burreli ku vizitoi qendrën shëndetësore Komsi dhe spitalin e Matit, Ministrja garantoi qytetarët se, as furnizimi me medikamentet e nevojshme, as angazhimi i stafeve tona në qendra shëndetësore, spitale dhe urgjenca nuk do të mungojë në këto ditë të motit të keq. Manastirliu falemderou ekipet mjekësore në vend për shërbimin e ofruar dhe gadishmërine për tu shërbyer qytetarëve.

© ZHURNAL 12.01.2019, 13:14 | T.E. | 605 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!