Vuçiq e ndjen që po i lëkundet karriga, hidhet në kundërsulm ndaj organizatorëve të protestës
bota
Vuçiq e ndjen që po i lëkundet karriga, hidhet në kundërsulm ndaj organizatorëve të protestës

Vuçiq e ndjen që po i lëkundet karriga, hidhet në kundërsulm ndaj organizatorëve të protestës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, si duket po e ndjen rrezikun nga protestat masive që po organizohen nga opozita në Beograd. Ai sot ka organizuar një konferencë për media, përmes së cilës ka sulmuar organizatorët e protestës, duke i akuzuar se ia kanë falur Kosoves.

“Unë nuk humbas kohë me ata të cilët ia falën Kosovën Shqiptarëve”, ka thënë Vuçiq si reagim ndaj letrës së protestuesve.

Kjo përgjigje e presidentit serb, vjen ndaj Vuk Jeremiqit, Obradoviqit e shumë politikanëve të cilët po marrin pjesë në protesta, transmeton Gazeta Express.

“Unë u qesha, është budallallëk. Ata që e dhuruan Kosovën në duart e shqiptarëve, të cilët vendosen kufijtë në Jarinje dhe Brnjak, të cilët kanë marrë vendim në favor të shqiptarëve, që ka dërguar në pavarësinë e Kosovës. Unë s’mund t’iu përgjigjem atyre”, ka thënë presidenti serb në një konferencë për media së bashku me kryeministren Ana Brnabiq.

Protesta e radhës është caktuar të organizohet me 16 janar dhe pritet të jetë edhe më masive, pasi është edhe 1 vjetori i vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Kjo protestë organizohet një ditë para se presdienti i Rusisë, Vladimir Putin, të mbërrijë në Beograd për vizitën e tij të cilën Vuçiq po kujdeset për ta bërë madhështore duke urdhëruar qytetrët serb që të dalin në Beograd për ta pritur

Në këtë vizitë të Putinit dhe takimin e tij me Vuçiqin, pritet të diskutohet edhe çështja e problemit të Kosovës.

© ZHURNAL 12.01.2019, 13:13 | T.E. | 2,508 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."