Maqedonia mbaron procedurat e marrëveshjes së Prespës, tash pritet seancë në parlamentin grek
maqedonia
Maqedonia mbaron procedurat e marrëveshjes së Prespës, tash pritet seancë në parlamentin grek

Maqedonia mbaron procedurat e marrëveshjes së Prespës, tash pritet seancë në parlamentin grek

Athinë, 12 janar - Kuvendi mbrëmë me 81 vota “për” miratoi ndryshimet Kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese përfshijnë edhe ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Katër amendamentet gjegjësisht amandamenti 33, 34,35 dhe 36, u votuan në mënyrë unanime.

Kryeministrin Zoran Zaev dhe qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi, i kanë uruar personalitete të larta ndërkombëtare lidhur me vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

Ndërsa kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski ka theksouar se ndryshimi i Kushtetutës është bërë në mënyrë jolegjitime dhe ka kërkuar shpërndarjen e menjëhershme të Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet presidenciale.

Me ndryshimet kushtetuese, Maqedonia merr emrin Repubika e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të vlejë për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm, ndërsa ndryshimet do të hynë në fuqi vetëm pas ratifikimit të protokollit nga ana e Greqisë, për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

© ZHURNAL 12.01.2019, 10:47 | T.E. | 2,444 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."