ASH kyçe në procesin e integrimit, tani koha për zgjedhje të reja!
maqedonia
ASH kyçe në procesin e integrimit, tani koha për zgjedhje të reja!

ASH kyçe në procesin e integrimit, tani koha për zgjedhje të reja!

Shkup, 11 janar - Si një forcë e vendosur pro-evropiane, Aleanca për Shqiptarët jo vetëm që ka mbështetur por ka qenë pjesë përbërëse e Ndryshimeve Kushtetuese, duke përkrahur referendumin dhe duke votuar në Kuvend për Marrëveshjen e Prespës e cila kishte të bëjë me Marrëveshjen e Greqisë dhe të Maqedonisë për zgjedhjen e kontekstit të emrit, thuhet në komunikatën e kësaj partie pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

ASH në mënyrë aktive këtë proces që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës më 12 qershor 2018, duke siguruar njëkohësisht që shqetësimet kryesore të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë të adresohen gjatë amandamentimit të Kushtetutës.

“Si opozitë konstruktive, ne kemi siguruar që fryma e Kushtetutës të promovojë barazinë e plotë midis të gjitha komuniteteve në vend, duke mbrojtur në të njëjtën identitetin e shqiptarëve në dispozitat që lidhen me preambulën e shtetit dhe me çështjen e shtetësisë. Aleanca për Shqiptarët gjithashtu në kuadër të ndryshimeve kushtetuese arrti të bëj ndryshim në Ligjin Kushtetues me çrast edhe juridikisht Maqedonia Veriore kufizohet me Republikën e Kosovës. Gjithashtu presim përfundimin e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga fqinjët tanë grekë, i bëjmë thirrje Kryeministrit Zaev që të reflektojë mbi detyrën historike para nesh. Periudha e faljes së qeverisë së tij ka mbaruar sot. Përkrahësit tanë ndërkombëtarë në Bashkimin Evropian dhe shtetet e Bashkuara kanë investuar burime të papara për të siguruar që Republika e Maqedonisë të ankorohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian, larg nga Rusia dhe ndikimet e tjera lindore, koha e lëvdatave ka mbaruar sot. E njëjta gjë vlen edhe për qytetarët tanë që kanë toleruar për tepër shumë kohë korrupsionin dhe varfërinë për hir të një kauze më të madhe.”, thekson ASH.

Duke filluar që nesër, vendi ynë ka më pak se pesë muaj përpara Këshillit Europian të qershorit 2019, për të inicuar dhe zbatuar reforma gjithëpërfshirëse për të rivendosur sundimin e ligjit, luftuar me të vërtetë të korruptuarit, siguruar pavarësinë e gjyqësorit, si dhe për të depolitizuar administratën publike.

Sipas ASH, situatat e jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme. Maqedonia tani ka nevojë për zgjedhje të reja për të siguruar një qeveri që e ka legjitimitetin dhe guximin për të ndërmarrë një transformim gjithëpërfshirës të vendit në një frymë vërtet evropiane.

© ZHURNAL 12.01.2019, 00:43 | B.M. | 5,661 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."